Sulmohet fizikisht infermierja në vendin e saj të punës në Gjakovë

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një infermiere është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës nga një e mitur dje në Gjakovë.

Policia e ka hapur rastin si “lëndim i lehtë trupor”, me ç’rast njoftohet se infermierja ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

E mitura e dyshuar pas intervistimit është liruar.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gjakovë 11.12.2021 – 19:13. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht në vendin e punës infermieren femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme