Një i mitur është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.