Çdo mesditë, Rruga “Zenel Salihu” përballë shkollës fillore “Elena Gjika” bllokohet nga veturat. Të premten rreth orës 12:30 bllokimi i trafikut ka përfunduar me një ngatrrës.
Tollovia në trafik ka bërë që një femër e një mashkull të zihen verbalisht. Pasi pa që nuk po mund të kalonte shpejt me veturë, burri ka dalë nga automjeti dhe e ka sulmuar fizikisht femrën. Sulmuesi pretendonte që ajo nuk po ia lëshonte rrugën, raporton lajmi.net.
Trafiku është bllokuar për rreth gjysme ore, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Autoambulanca.