Sulmohet një i mitur në Gjilan

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Një nxënës i moshës së mitur ka njoftuar policinë e Kosovës se derisa po shkonte nga shkolla në shtëpi, është sulmuar dhe rrahur nga disa të dyshuar nga të cilët është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar i moshës së mitur.

Viktima si pasojë e lëndimeve ka marrë tretman mjekësorë në spitalin rajonal  të Gjilanit.

I dyshuari është intervistua në prani të vëllait të tij dhe avokatit mbrojtës.

Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme