Prishtinë: I mituri vjedh diamante e ari në një shtëpi

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë një person ka njoftuar se në shtëpinë e tij, disa persona të dyshuar kanë kryer vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë, janë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro. 

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, ku është kontrolluar- bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme