Sulmohet fizikisht roja e pyllit

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 12:01 | Nga

Një roje pylli ka raportuar se derisa ishte në detyrë, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, dy persona të dyshuar të cilët ishin me traktor dhe rimorkio të ngarkuar me drunj e kanë sulmuar fizikisht, pasi ai ka dashur t’i legjitimojë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe njërin nga të dyshuarit e kanë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa traktori me rimorkio me dru janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme