Mbrëmë në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, një person është therur me thikë. Policia njofton se tre persona kanë sulmuar një grup prej pesë personash, për shkak të një mosmarrëveshje.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Një i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË /Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 15.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku edhe me disa (tre) shokë, dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.