Objekti ku është vendosur Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në qytetin e Prizrenit është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha i cili ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
“Është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit me një gaz molotov apo diçka të ngjashme atë ekspertiza do të vërtetojë”, ka thënë Hoxha.
Gjithashtu Hoxha ka bërë të ditur se ai bashkë me hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas informacionit për sulmin e bërë.
“Kemi dalë në vend të ngjarjes. Pra kam dalë unë bashkë me hetuesit, me fornezikën dhe pas disa orësh janë arrestuar personat e dyshimtë janë duke u intervistuar”, ka shtuar Hoxha.
Po ashtu Hoxha ka theksuar se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./