Dy xhama të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë thyer. Bëhet fjalë për anën e ndërtesës së Kuvendit nga hyrja e komunës së Prishtinës, pranë sheshit “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.
Afër kësaj hapësire të Kuvendit po qëndronin një numër i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sikur shihet dhe në videon e Ekonomia Online.
Forca të shtuara të Policisë janë duke qëndruar në këtë hapësirë.
Policia ka konfirmuar se për këtë incident ka arrestuar tre persona.