Një i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 20 shtator në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë.
Tutje në raport bëhet e ditur se pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar (i mitur).
“Viktima mashkull kosovari ,i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa të dyshuar. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari mitur”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.