Katër persona sulmojnë punëtorin e sigurimit në një qendër tregtare në Ferizaj, njëri prej tyre kishte në posedim një armë.
Siç njofton Policia, personi i dyshuar me armë është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.
“Raportohet se me 03.02.2017 është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti me 17.12.2016 së bashku me tre shokët e tij kanë sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimin në një qendër tregtare, ku gjatë përleshjes tek i dyshuari është vërejtur një armë. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole”, njofton Policia.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.