Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është sulmuar mbrëmë në fshatin Terstenik të kësaj komune.
Insajderi ka mësuar se Lladrovcit i është thyer vetura me gurë gjatë fushatës për zgjedhje lokale.
Lladrovci e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës në Prishtinë. Me rastin po merret drejtoria e krimeve të rënda.
“Mbrëmë rreth orës 22 Lladrovci e ka raportuar rastin në Polici në Prishtinë. Ai ka thënë se sulmi dyshon se është kryer nga Naim Bazaj dhe përkrahës të tij”, raporton Insajderi.