Një grua është sulmuar seksualisht dje pasdite në Prishtinë.
Sipas Policisë, ajo është sulmuar pa dëshirën e saj, derisa ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit, të cilën do ta merrte me qera.
“Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti po trajtohet si “Dhunim”.