​Sulmohet vetura e qytetarit serb në veri të Kosovës, brenda kishte fëmijë

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar vetura e tij, pë çka e ka akuzuar Milan Radoiçiqin.

Dilje Radoviq me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda veturës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq.

Të ngjashme