Një person është arrestuar në Junik të premten pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në raportin e policisë thuhet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte sulmuar bashkëshorten, ndërsa viktima kishte marrë lëndime trupore meqë rast është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 4 orë.