Sulmojnë një person në Gjakovë, arrestohen dy persona

| 23 Maj 2020 | 13:57 | Nga

Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:20, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme