Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndëri i tij .
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.
Siç thuhet në njoftim, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndri i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur. Rast vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.