Një person është arrestuar pasi i njëjti si pasojë e një kontesti pronësor që kishte pasur me një person e kishte sulmuar fizikisht atë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:13 në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”, në Rahovec.
Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka i është ofruar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një kontesti pronësor që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.