Në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren, të shtunën e shkuar, rreth orës 23:50 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, njofton raporti policor.
Ai, transmeton Koha.net, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nën ndikim të alkoolit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe njërin prej zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.