Në Prishtinë, Policia ka tentuar ta ndalojë një veturë me targa lokale e cila nuk është ndaluar.
I dyshuari pasi u ndal më vonë ka sulmuar policët, njëri nga të cilët edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Pas kërkimeve, atij i janë gjetur një armë dhe 15 fishekë.
“Raportohet se njësiti policor ka tentuar të ndalojë veturën me targa lokale, mirëpo drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe me pasqyrë të veturës ka godite një zyrtar policor. Njësiti policor, më pas ka arrite ta ndalojë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjate arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Në një çante të cilën e posedonte i dyshuari është gjete dhe konfiskuar një armë me një karikator dhe 15 fishekë. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.