Sulmuan vajzën e tyre të mitur, policia arreston të dy prindërit në Gjakovë

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy prindër në Gjakovë, pasi që ata dyshohen të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tyre të mitur për shkak se ajo ishte në një lidhje të fshehtë me një person.

Në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës thuhet se, viktima pas tretmanit mjekësor, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe QPS-së, pastaj është dërguar për strehim në një vend të sigurt.

Kurse, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve, njëri (babai) është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara (nëna) është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme