Sulmuesi gjerman i Fenerbahces, Max Kruse ka thurë elozhe për bashkëlojtarin e tij, yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi ka filluar me shkëlqim sezonin te Fenerbahce, duke shënuar dy gola në tri ndeshjet e para në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi prizrenas këtë super-formë e ka vazhduar edhe te Kosova, ku ka shënuar në fitoren 2-1 ndaj Çekisë dhe ka asistuar dy herë dhe ka shënuar një gol ndaj Anglisë.
Forma e mirë me gola dhe asistime ka bërë që Muriqi të lidhet me shumë klube të mëdha evropiane si Manchester Unitedi, Tottenham Hotspur, Atletico Madridi dhe Lazio
Për yllin e Kosovës ka folur edhe bashkëlojtari i tij në sulm Kruse, i cili ka thurë elozhe për Muriqin.
Sipas tij, Vedati është lojtar i nivelit të gjigantit gjerman, Bayern Munich dhe nuk do të befasohej nëse Bavarezët do bënin ofertë për të.
“Vedati është lojtar i nivelit të Bayernit”.
“Nuk do të befasohesha nëse do të vjen ndonjë ofertë prej bavarezëve”, ka thënë Kruse.