Një nga terroristët e sulmit të mbrëmshëm terrorist mbante të veshur fanellën e skuadrës angleze të Arsenalit.
Fotoja është bërë nga një dëshmitar i cili ndodhej në vendngjarje. Tre terroristët u qëlluan për vdekje nga policia pas vrasjes së shtatë personave dhe plagosjen e të paktën 48 të tjerëve në qendër të Londrës.
Terroristët bërtitën “Kjo është për Allahun” dhe me një furgon të bardhë u nisën me shpejtësi drejt 20 qytetarëve në Urën e Londrës, duke lënë të plagosur edhe një oficer policie. Më pas ata sulmuan me thika qytetarë në baret dhe restorantet e zonës.