Sulmuesi serb Aleksandar Mitrovic ka thënë se gjesti i reprezantuesit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ka vendosur të luaj me atlete me flamurin e të ashtuquajturit shtet të Kosovës.
Shaqiri është njëri prej disa shqiptarëve që luajnë për Zvicrën dhe disa Kombëtare të Europës, e të cilët e përdorin çdo duel më Serbinë për të treguar dashurinë e tyre që kanë për Kosovën.
“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovë në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua. Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja”, ka thënë Mitroviq, për kolumnën Nese Petrovica za Mondo.
“Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fer ashtu siç bën. Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, ka thënë Mitroviq, transmeton Express.
Serbia dhe Zvicra do të luajnë në ndeshjen e dytë të grupit E më 22 qershor në Kalinjingradu.
Serbët fillojnë aventurën e tyre në Botëror kundër Kosta Rikës në orën 14, derisa në ndeshjen e tretë luajnë kundër Brazilit në Moskë.