Sot ishte një nga mbrëmjet kur Lionel Messi na tregon se është më i miri në histori që ka luajtur sportin e futbollit.
Barcelona arriti që të shënojë fitore 2:4 fal paraqitjes së jashtëzakonshme të argjentinasit, i cili shënoi tri gola, dhe shtoi një asistim.
Skuadra katalane e gjeti vetën në disavantazh qysh në minutën e 22’, kur Jesus Navas shënoi golin e parë të takimit, shkruan lajmi.net.
Katër minuta më vonë u përgjigj Lionel Messi, i cili me një super volley barazoi shifrat në 1:1.
Vendasit shënuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Gabriel Mercados, për të shkuar në pushim me një gol epërsi.
Në pjesën e dytë, Messi aktivizoi modën ‘jashtëtokësori’ për të shpartalluar skuadrën e Sevillas.
Ai fillimisht shënoi në minutën e 67’, pas asistimit të Ousmane Dembele, kurse në minutën e 85’ shënoi për t’i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij.
Luis Suarez shënoi në minutën e 92′ për të vendosur rezultatin final të këtij takimi.
Tani, në 35 ndeshje, Messi i ka shënuar plotë 36 gola kundërshtarit të quajtur Sevilla.
Barca tashmë grumbullon plotë 57 pikë pas 25 xhirove, dhe mban kështu distancën me Atletico dhe Real Madrid. /Lajmi.net