Super sfida tjera sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Angli

Prishtinë | 18 Sht 2024 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante.

Sikurse natën e mbrëmshme edhe sonte do të zhvillohen gjashtë sfida të xhiros së parë në formatin e ri të kompeticionin më madhor të klubeve në Evropë.

Dy ndeshjet e para të ditës janë Bologna – Shakthar Donetsk dhe Sparta Prague – Salzburg.

Këto dy takime luhen me fillim nga ora 18:45.

Ndërsa takimi kryesor i natës së sotme do të jetë në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Interit.

Në takime tjera, Parisi pret Gironën e cila debuton në Ligën e Kampionëve, Celtici është nikoqir i Slovan Bratislavas dhe Dortmundi do të luaj në udhëtim tek Club Brugge.

Të gjitha këto takime nisin nga ora 21:00.

Të ngjashme