“Superbrands Kosova” ndan çmimet për 29 kompanitë më të mira

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 22:44 | Nga Mehmet Krasniqi

Është mbajtur nata ceremoniale e edicionit të “Superbrands Kosovo’s Choice 2017”, me ç’rast janë ndarë çmimet për 29 kompanitë/ brandet më të mira të përzgjedhura nga një këshill 15-anëtarësh, raporton Ekonomia Online.

Kompanitë që u vlerësuan me çmimet “Superbrands Kosovo 2017”, secila në fushën e saj, janë:
Abi-Center, Active Baby Diapers, Albi Mall, Al Petrol, AMC Kosovo, Apetit Group, As Travel, Auto Sherreti, Besa Security, Betta, Binni, Birra Peja, Gekos/ Diageo, Ducato Di Mantova, Emona, Fibula Travel Agency, Frutti, GRANDdecor, IPKO, KAWA, Medruplast. Missini Sweets. Pi Communications, Proper Pizza, Santefarm, Stone Castle, Swiss Diamond Hotel, Viprint dhe Qumështorja Vita.

Artan Ibrani, menaxher i “Superbrand’s për Kosovë dhe Shqipëri” falënderoi këshillin për punën jo të lehtë për të përzgjedhur më të mirët nga më të mirët. “Faleminderit për çdo sekondë që e harxhoni për ‘Superbrands’… Veçantia e këtij eventi, janë natyrisht brendet fituese. Jam shumë krenar që kemi bashkëpunuar”, tha ai.

“Në mesin e fituesve kemi brende ekstremisht të mëdha, brende inovative, prodhuese, vendore, ndërkombëtare”, tha Imrani, para se të jepeshin zyrtarisht fituesit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, njëherësh anëtar i Këshillit, Safet Gërxhaliu, tha se këto mirënjohje janë dhe motivim për përmirësim të imazhit të Kosovës nëpër botë.

“E vështrova komplet sallën dhe e vërejta se sonte po mungon politika. Ndoshta ky është shkëlqimi i kësaj mbrëmjeje”, u shpreh Gërxhaliu.

“Besoj që ‘Superbrand’ është më shumë se mirënjohje, është motivim psikologjik dhe mbi të gjitha është një përmirësim i imazhit të Kosovës kudo në botë. Po rritet me shtetin, po fuqizohet me sektorin privat. Kjo punë që bëni ju është diçka që Kosovës i garanton ardhmëri. Besoj që është mjaft eksportimi i parasë së gatshme, duhet ta promovojmë Kosovën”, theksoi kreu i Odës.

Visar Berisha, nga Index Kosova, bëri të ditur se kanë bërë një hulumtim, sipas të cilit ka dalë se 44 për qind e njerëzve që janë pyetur e kanë njohur vulën e “Superbrand’s”.

“Kur i kemi pyetur sa është e mundur ta blejnënjë produkt që ka vulën e cilësisë ‘Superbrands’, ka dalë se më shumë se gjysma, 52 për qind, e kishin ble një produkt të tillë”.

Janë ndarë mirënjohje edhe për anëtarët e Këshillit që ka vlerësuar brendet më të mira, në mesin e tyre dhe Faton Osmani, drejtor i agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”.

Të ngjashme