Superliga e Kosovës rikthehet sot për të vazhduar me ndeshjet e xhiros së 25-të.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, liderët e Superligës, skuadra e Drita, pret Ferizajin, në ndeshjen që fillon nga ora 17:00.
Drita pas rifillimit të Superligës ka arritur të rrëmbejë vendin e parë nga Ballkani, dhe po tregon formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Skuadra e Ardian Nuhiut, në tri ndeshje ka marrë maksimumin, nëntë pikë, duke mposhtur Prishtinën, Flamurtarin dhe Trepçën ’89.
Në anën tjetër, Ferizaji po synon mbijetesën, dhe pas 24 xhirove renditet në vendin e dhjetë, me 25 pikë./ln