Superliga e Kosovës pritet të startojë me 6 qershor

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Superligës kanë marr dritën e gjelbër për të nisur stërvitjet në grupe nga institucionet shëndetësore.

FFK pritet që gjatë këtyre dy ditëve tua kumtojë rregullat klubeve që duhet tu përmbahen, sa i përket distancës sociale dhe higjienës.

Klubet do të kenë kohë që të stërviten për më shumë se 15 ditë që të jenë gati për të startuar me 6 dhe 7 qershor.

Komisionet e FFK-së janë duke e përgatitur orarin për 11 xhirot e mbetura, ku do të flitet edhe për pesë ndeshjet e Kupës.

Superliga pritet të mbyllet deri më 20 korrik, kur ka kërkuar edhe UEFA.

Të ngjashme