Supermarketet në Mitrovicë zbatojnë masat shtesë të ndërrmara nga Shtabi Emergjent

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës Jugore tashmë ka të infektuar me Coronavirus dhe Stabi Emergjent Komunal po ndërrmer hapat e nevojshëm për të mbrojtur qyteatarët e saj.

Një masë e tillë është ndërrmarë edhe për markete për kujdes të shtuar dhe kontrolla dhe kjo masë është duke u respektuar.

Vendimi i djeshëm nga Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës për masa shtesë në parandalim të përhapjes së virusit COVID-19, ka filluar të zbatohet menjëherë nga supermarketet, duke i respektuar të gjitha masat me përpikmëri të plotë.

Kjo është bërë e ditur nga ana e inspektorëve komunal të cilët në vazhdimësi janë në mbikëqyrje të këtyre bizneseve, për zbatimin dhe respektimin e të gjitha masave të ndërmarra nga Shtabi Emergjent i Mitrovicës.

Këto masa janë ndërmarr me qëllimin e vetëm që të mbrohet shëndeti i gjithë qytetarëve, dhe duke pas parasysh frekuentimin e madh në këto markete për furnizim me gjëra ushqimore, duhet të tregohemi më vigjilent dhe më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha masave.

Me këtë rast Kryetari Bahtiri falënderon të gjitha bizneset dhe qytetarët të cilët po zbatojnë maksimalisht vendimet dhe rekomandimet për masa mbrojtëse nga virusi COVID-19, si nga institucionet lokale ashtu edhe në ato qendrore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme