Kompania lidere e udhëtimeve, Sharr Travel ka hapur sezonën turistike verore me një risi për klientët e saj. Ata nga sot do ta kenë mundësinë që pushimet, festat dhe ditët e veçanta të tyre ti kalojnë në ambiente më fantastike, raporton Ekonomia Online.
Adminstratori i kësaj kompanie, Ruzhdi Kurtishaj bëri të ditur se klientët e tyre dhe të gjithë ata që janë të interesuar për pushime të paharruara, tashmë i pret një mundësi e re. “Regina Palm Resort”, inaugurimi i së cilës u bë në praninë e shumë te ftuarve e mes tyre dhe kryebashkiaku Vlorës, Ermal Dredha.
“ Jemi të respektuar që sot para jush, na bashkon Regina grup. Jemi të kënaqur që si Kosovë përfaqsojmë veten, qytetarët e Kosovës. Kemi pasur momente të vështira, ku për një dekadë kemi bërë punë të mëdha bashkë dhe sot po festojmë bashkë hotelin e katërt ose të pestë të Reginës”, tha Kurtishaj.
“Sigurisht që unë garantoj qytetarin e Kosovës, pushuesin e Kosovës por edhe diasporës kur Vlorën do ta kenë destinacion edhe për vitin 2024 pa marrë parasysh liberalizimin e vizave dhe pa marrë parasysh hapjen e tregjeve te reja turistike ne do vazhdojmë fuqishëm për të promovuar turizmin, angazhim tonë për të qenë bashkë sikurse gjatë sezonit që po vjen. Presim po ashtu qytetarët e Shqipërisë që të kalojnë pushimet e tyre gjatë dimrit në Kosovë”, ka shtuar Kurtishaj.
Inaugurimi i hotelit të katërt të kësaj kompanie u bë në mesin familjarëve, miqve, shokëve e dashamirëve tjerë nga të dyja palët.
Hotel ky që plotëson të gjitha kushtet e një pushimi në një hotel si ky me pesë yje.
“Regina resort hap hotelin e 4-të me pesë yje dhe në inaugurim mysafirët e parë i ka bashkëpunëtorët më të mirë ku i pari është Sharr Travel, dhe hotelet Regina asnjëherë se kemi parë vetëm pa bashkatdhetarët e Kosovës. Edhe ky vit do jetë shumë i mirë me ofertat më të mira në Ballkan. Andaj shpresoj që pritshmëritë që i kanë klientët në Kosovë ti gjejnë këtu”, tha Vasil Bedinaj.
“Sigurisht që ndihem jashtëzakonisht i lumtur që inaguroj hotelin e Regina group. Regina grup është shtëpi e qytetarëve të Kosovës por edhe diasporës, ndihem krenar për punën tonë. E kemi ndërtuar bashkë dhe po vazhdojmë tutje”, tha Ruzhdi Kurtishaj.