Me afrimin e zgjedhjeve, Qeveria e Albin Kurtit po zgjeron platformën superpuna për t’i hapur rrugë rritjes së punësimit të militantëve partiakë.
Në kohën kur ritmi i rritjes ekonomike po shënon nivelet më të ulëta e Kosova po zbrazet, Qeveria e Kosovës sjellë lajmin e “madh”, atë të zgjerimit të platformës “superpuna”.
Kjo është vetëm një platformë e punësimit të përkohshëm e artificial, që më tepër po shfrytëzohet si instrument i punësimit të militantëve partiakë dhe nuk ka të bëjë me krijim të vendeve të punës.
Kosova ka nevojë për politika që zhvillojnë ekonominë e krijojnë vende të reja pune, por këto qëllime nuk mund të arrihen duke bllokuar investimet kapitale dhe duke krijuar pasiguri të mëdha te investitorët.