Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm shumë të mirë.
Super-sulmuesi i kësaj skuadre, Luis Suarez ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2021.
Ish-anëtari i Liverpoolit ka impresionuar me paraqitje që prej kalimit te skuadra Camp Nou në vitin 2014.
Lajmin për rinovimin e kontratës e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e klubit katalunas.
“Luis Suarez ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.