Supremja anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës për Agim Shahinin

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe asaj të Apelit në lidhje me kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahinin.

Sipas aktgjykimit, Shahini do të dënohej me 18 muaj burgim, njofton Klan Kosova.

Pas argumenteve të avokatit Granit Vokshi, Supremja ka thënë se aktgjykimi përbënë shkelje të Kodit të Procedurës Penale. Sipas saj, kryetari i AKB-së nuk është përgjegjës në kompaninë që ka marrë kredi nga banka TEB.

Shahini vazhdimisht ka theksuar vazhdimisht që i tërë procesi gjyqësor është stërzgjatur, mirëpo ka qenë i bindur se nuk do të dënohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme