Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, që e la atë jashtë Kuvendit të Kosovës.
Hoxhiq deklaroi se është shumë e zhgënjyer me këtë vendim të Supremes teksa shtoi se kjo gjykatë i ka vjedhur votat e qytetarëve.
“Nuk mujta me gjet asnjë argument të qartë që ndërlidhet me ligjin dhe jam ,e të vërtetë e zhgënjyer sepse kam pritur që do të kemi një vlerësim profesional dhe se ky vendim do të tregonte se krejt rajoni e ka problemin ekonomik, demokracia të jetë në nivelin e duhur. Kam besuar që ata më së shumti e dinë së çfarë domethënë të jesh i pabarabartë. Supremja e ka marr një vendim që i ka vjedhur votat e lira të qytetarëve të Kosovës, që kanë dal dhe kanë vendosur sipas vullnetit. Kjo është e papranueshme dhe shkelje e demokracisë”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.
Ajo tha se është humbur mundësia që të krijohet një frymë e re në Kuvendin e Kosovës.