Gjykata Supreme ka refuzuar 15 ankesa të kandidatëve për asamblistë në të gjithë Kosovën, që kanë bërë ankesë kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet lokale 2021.
Të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara.
• Me aktgjykimin AA nr.64/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të A.Sh., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.66/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e kandidatit B.N., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Suharekë, nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.68/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të N.H., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr. 69/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të subjektit politik Lëvizja për Goren- PG, Iniciativa Qytetare e Gores –GIG dhe Partia Unike Gorane (JGP), lidhur me kërkesën e tyre për anulimin e votave të ardhura për Kuvendin Komunal për Komunën e Dragashit nga shtetet, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi, për Zgjedhjet lokale të mbajtura më datë 17 tetor 2021, për Kuvend Komunal, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tyre të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.70/2021 kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e M.I., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal të Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr. 71/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur për ankesën e A. B., kandidat për deputet në Kuvendin e Komunës së Lipjanit, nga subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.72/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të R.R., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.73/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të E.Xh., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.74/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në cështjen juridike të S.K., e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.75/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të B. P., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.76/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të A.B, kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Fushë Kosovës nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr. 77/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur sipas ankesës së A.C., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, nga subjekti politik, Demokratët për Drenas, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.78/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur lidhur me ankesën e S.M., sekretar i subjektit politik Nisma Socialdemokrate, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.79/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të L.P., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e saj, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
• Me aktgjykimin AA nr.80/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të Q.R., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Istogut, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.