Publicisti Veton Surroi thotë se Kuvendi i Kosovës duhet që të refuzojë plotësisht kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Surroi ka shkruar në Facebook se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk sjell aftësim për ndonjë masë plotësuese që të parandalohet koronavirusi.
“Në praktikë , ndryshimi i vetëm thelbësor është se Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, kur kryesohet nga Presidenti. Pra, ato masa që është në gjendje t’i bëjë vet Qeveria do të duhej t’i nënshtroheshin kryesimit të Presidentit Kuvendi i kërkohen dy të tretat e votave për këtë manovër politike. Propozimi duhet të refuzohet plotësisht. Nuk është kohë loje e protagonizmash”, ka shkruar ai