Janë suspenduar nga puna tre zyrtar të lartë të Policisë së Republikës së Kosovës.
Indeksonline mëson se 3 punonjës të institucionit të sigurisë janë suspenduar me arsyetimin se nuk kanë përfillur orarin e punës.
“Toger Behar Balidema, drejtor ne krim te organizuar, kapiten Fadil Avdyli edhe Ymer Ymeri – major”, janë zyrtarët e suspenduar.
Burime tona tregojnë se të njëjtit janë parë në një kafiteri, gjatë orarit të punës.
Ndryshe, drejtori i ri i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici dhe se gjatë orarit të punës nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri zyrtarët e institucionit që drejton ai.
Ai ka deklaruar se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.