Suspendohen dy zyrtarë korrektues, shkak arratisja e të paraburgosurit

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

 

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin, Arratisje e personit te privuar nga liria.

Rasti ka ndodhur me datën 24.05.2019 rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar:

 A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, për Veprën Penale, “Vrasje e mbetur në tentativë”.

I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona :

• F. Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe 
• R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës,

të cilët pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.

Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me arratisjen nga  Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, e të paraburgosurit me inicialet A.K, SHKK ka suspenduar  dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me c`rast   ka ngritur  edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

Për këtë rast, me Urdhër  të Prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së. 

Të ngjashme