Një refer anësor kenian që ishte në listë të referëve për Kupën e Botës “Rusia 2018” është suspenduar përjetësisht pasi është kapur në një skandal të kurdisjeve.
Marwa Range është filmuar duke marrë 600 dollarë mitë gjatë Kampionatit të Shteteve Afrikane në Maroko në janar dhe është një nga 22 referët që janë dënuar nga Konfederata e Futbollit e Afrikës (CAF) në një pastrimn të paprecedent, raporton agjencia Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Rage, që ishte në listën e referëve rezervë në Botërorin 2014 në Brazil, më herët ishte larguar nga lista e referëve në Rusi. Suspendimi përjetë i është dhënë nga Bordi Disiplinor i CAF-it, që po ashtu ka suspenduar edhe dhjetë referë të tjerë për dy deri dhjetë vjet për shkelje të ngjashme.