Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka suspenduar nga puna prokurorin e Prokurorisë Speciale, Ali Rexha i cili këtë javë kishte konfirmuar nisjen e hetimeve parapenale për zëvendëskryeprokuroren e Shtetit, Sevdije Morina dhe kryeprokurorin e Gjilanit, Jetish Maloku.
Mëngjesin e sotëm, ai nuk është lejuar të hyjë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke i dhënë vetëm lajmin e suspendimit.
Rexha ka konfirmuar lajmin, deri sa ka thënë se do të presë ditën e hënë për të parë se çka shkruan në vendimin e suspendimit, raporton ktv.
Lajmin e suspendimit të Rexhës e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.
Përderisa kryetari i Komisionit Disiplinor të KPK-se, Arben Ismajlj, mohoi suspendimin e prokurorit Rexha, kryeprokurori i PSRK-së tha se Prokurori Rexha është suspenduar nga vet Komisioni Disiplinor i KPK ku Ismajli, është kryetar i këtij Komisioni.
Rexha kishte nisur hetimet për ish-anëtarët e KPK-së, Morina e Maloku, të cilët Më 2015 jashtëligjshëm kishin vendosur t’ia zgjasin vetes mandatin.
Ambasada Amerikane, BE dhe Agjencia Kundër Korrupsion kishin ngritur zërin lidhur me mandatin e kundërligjshëm qysh atëherë.