Udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, e mbrojti burgosjen e dy gazetarëve të Reutersit, pavarësisht dënimit ndërkombëtar.
Ajo tha se Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo e kanë shkelur ligjin dhe se dënimi i tyre “nuk ka të bëjë asgjë me lirinë e shprehjes”.
Dy gazetarët janë dënuar për posedim të dokumenteve policore gjatë hetimit të vrasjes së myslimanëve Rohingya.
“Ata kanë çdo të drejtë të apelojnë aktgjykimin dhe të dëshmojnë përse vendimi ishte i gabuar”, tha Suu Kyi.
Këtë javë, Agjencia për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Mianmarin për “fushatë kundër gazetarëve”.
Së paku 700,000 Rohingya janë larguar nga shteti perëndimor Rakhine i Mianmarit, pasi ushtria ka nisur një goditje brutale në gusht të vitit 2017 mbi rebelët Rohingya.
Grupet e të drejtave thonë se mijëra të tjerë kanë vdekur. Mianmari me shumicë budiste, i njohur edhe si Birmani, i mohon akuzat për spastrim etnik.