Svarqa takohet me drejtues të OVL-së

Ferizaj | 27 Kor 2016 | 10:09 | Nga

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim kryetarin e organizatës së veteraneve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizajt, Rafiz Sejdiu me bashkëpunëtoret e tij.

Me këtë rast kryetari Svarqa gjatë takimit tha se bashkëpunimi mes komunës së organizatës veterinave do të vazhdojë.

Edhe kryetari i organizatës së veteranëve të luftës në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, ka falënderuar kryetarin Svarqa, për pritjen e bërë, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi në asnjë mënyrë nuk do të mungojë.

Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të tjera të rëndësishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme