U prezantuan variantet e projektit ideor për nyjën rrugore Ferizaj – Gjilan

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të martën mori pjesë në prezantimin e tri varianteve të projektit ideor për nyjën rrugore N2/N25-3, në Ferizaj që qon në drejtim të Gjilanit.

Sipas njoftimit për media, nga kompania e përzgjedhur për projektim të kësaj nyje, u tha se në të tri variantet janë marrë për bazë tre faktorë, si ai i sigurisë, faktori socio-ekonomik dhe ai i kapacitetit të qarkullimit.

Zëvendësministri Kadriu, duke iu drejtuar palëve të interesit në këtë projekt deklaroi se në vazhdimësi ka pasur ngecje dhe vonesa sa i përket këtij projekti, por që ky moment dhe ideimi i tri varianteve janë mundësi e mirë që të gjithë bashkërisht  t’i japin zgjidhje këtij projekti me rendësi, sidomos për Ferizajn.  Kadriu kërkoi nga pjesëmarrësit në këtë prezantim, që të japin kontributin e tyre nëpërmjet komenteve, vërejtjeve dhe sugjerimeve profesionale, sipas ekspertizës dhe kompetencës që kanë.

Pas prezantimit të këtyre varianteve të gjitha palët e pranishme dhanë vlerësimet, komentet dhe sugjerimet e tyre për variantet e propozuara, ku u kërkua që ato variante të plotësohen edhe me detaje tjera teknike në mënyrë që kur të përzgjidhet variant më i mirë, të mos ketë pengesa në realizimin e tij në teren.

Të ngjashme