Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i tha Ekonomia Online se udhëheqja në Komunën e Prishtinës ka qenë e vetëdijshme që zgjedhja e kryesuesit të ri është veprim jo ligjor.
Sipas tij, kjo është bërë më qëllim në mënyrë që partitë në pushtet konkretisht ekzekutivi t’i ikin përgjegjësisë dhe llogaridhënies, duke e bllokuar punën e Kuvendit.
Ai e ka quajtur të drejtë vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që të hënën u publiku, ku thuhej se zgjedhja e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Prishtinës, nuk është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
“Ka qenë e pritshme një vlerësim i tillë i ligjshmërisë sepse është e qartë dhe e padiskutueshme se kemi të bëjmë më shkelje të dispozitave të ligjeve në fuqi. Mendojmë se kjo nuk ka qenë e rastësishme, partitë në pushtet PDK dhe LDK ka qenë të vetëdijëshme çfarë veprimi joligjor po marrin mirëpo kjo është bërë me qëllim që të bllokohet Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe në ketë mënyrë partitë në pushtet konkretisht ekzekutivi t’i ikin përgjegjësisë dhe llogaridhënies”.
Ai tha se tani organet e drejtësisë duhet ta japin vendimin e tyre, sepse kjo ka shkaktuar bllokim të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
“Ky është vendim i paligjshëm, natyrisht të tillë e ka vlerësuar edhe MAPL-ja dhe mbetet tani që organet e drejtësisë konkretisht gjykata administrative të jep fjalën e saj dhe më në fund të zhbllokohet kuvendi komunal i Prishtinës dhe ti kthehemi punës në të mirë të qytetit dhe qytetarëve”.
“Tani kur po jemi në muajin e tetë, në muajin gusht, kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur vetëm katër senca të rregullta pune dhe shumë rregullore, vendime, projekte të qytetit kanë mbetur të bllokuar për shkak të kësaj bllokade që iu është bërë kuvendit komunal nga ana e partive në pushtet”.
Sipas tij, paritë në pushtet është dashur ta shkarkojnë kryesuesin e pastaj ta emërojnë një tjetër kryesues të ri, raporton EO.
“Partitë në pushtet nëse pretendojnë se i kanë numrat atëherë është dashur t’i përcjellin rregullat dhe ligjet ashtu siç thuhet, ashtu siç është e saktë, do të thotë fillimisht është dashur të shkarkohet kryesuesi dhe pastaj të lajmërohet kryesuesi i ri mirëpo siç e thash këto vendime nuk kanë qenë vetëm me kryesuesin, aty flitet edhe për aksionarët e Kuvendit Komunal dhe siç e thash krejt kjo ka të bëj me bllokimin e kuvendit komunal në mënyrë që t’i iket llogaridhënies dhe përgjegjësisë për dështimet e vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme të cilat po i shkakton ekzekutivi i Prishtinës”.
LEXONI EDHE: