Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se bazuar nga informacionet që kanë, ndalimi i qytetareve të Kosovës në Serbi është bërë me urdhër të Vuçiqit.
Ai ka thënë se me këto veprime po dëshmohet që Serbia është shtet diktatorial e se “Kosova duhet të jetë pjesë e KiE, Interpolit dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë”, raporton Ekonomia Online.
“Bazuar nga informacionet që kemi ndalimi është bërë me urdhër të Vuçiqit që dëshmon që Serbia është diktatoriale. Ngjarjet e djeshme janë një shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo dëshmon që Kosova duhet të jetë pjesë e KiE si dhe Interpolit dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë. Dje së paku mbi 1 qytetarë janë ndaluar, maltretuar dhe janë marrë në pyetje në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në UÇK dhe familjarëve të tyre, si dhe vendosjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve 99. Atyre u janë marrë dokumente personale duke ju lënë pamundësi që të lëvizin. Sipas informatave Zv.drejtori Jankoviq është dërguar në ndalim 48 orë me akuzën për prishje të rendit kushtetues, akuzë që Vuçiq e përmendi në vizitën e tij në njësitin Kobra. Dje me ministren Gërvalla jemi takuar me ambasadorët e QUINT-it”, ka thënë ai.