Sveçla në takimin e Brdos, përmend luftimin e krimit dhe kontrabandës në veri të Kosovës

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos që po mbahet në Portorozh të Sllovenisë.

Në këtë takim Sveçla mori pjesë me ftesë të homologut të tij slloven, Bostjan Poklukar.

Në një njoftim për media thuhet se në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si dhe identifikimin e veprimeve të ndryshme në luftën kundër kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit, si dhe menaxhimin e ri pranimit dhe kthimit.

Ministri Sveçla theksoi se Republika e Kosovës me vite të tëra e ka dëshmuar se i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, si parakusht për stabilitet, zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe siguri.

Të ngjashme