Kryetari i komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, pas intervsitimit të tre zyrtarëve policor, tha se kanë marrë informacione të bollshme dhe kontradiktore.
Sipas tij, këto informacione duhet që të verifikohen në vazhdimësi, raporton Ekonomia Online.
Ai ka sqaruar se janë intervistuar tre zyrtarë policor, ndërsa gjatë ditës do të intervistohen edhe disa të tjerë.
“Sot janë duke u intervistuar zyrtarët policor që kanë marrë pesë ose qe kanë qenë përgjegjës për arrestimin e shtetasve turq. Dëshirojmë të kuptojmë të vërtetën se çfarë ka ndodhur”.
“Deri më tani kemi intervistuar tre zyrtar policor të Aeroportit. Do të vazhdojmë me zyrtarë tjerë policor. Intervistimi do të vazhdoj pas një ore. Sot do të intervistohen vetëm zyrtarët policor”.
“Kemi informacione të bollshme dorën në zemër edhe disa deklarata kontradiktore të cilat do të evakuohen në vazhdimësi, nuk mund të them se kemi informacione të bollshme deri sa nuk i dëshmojmë të gjitha intervistimet”.
Kur u pyet për intervistimin gabimisht të një zyrtari policorë, ai sqaroi se i intervistuari është thirrur në vend të dikujt tjetër, raporton EO.
“Jo nuk është intervistuar gabimisht ai ashtë njoftuar për një rol tjetër pasi që ka zëvendësuar dikë tjetër por komisioni do ta thërrasim edhe zyrtarin tjetër”.
Personat të cilët janë investuar sot nga komisioni hetimor ishin: Fazli Fazliu, Ibrahim Mustafa dhe Rrustem Haliti.
Komisioni hetimor për deportimin e turqve interviston 8 policë me dyer të mbyllura
E plotësuar: Është duke vazhduar intervistimi i policëve nga komisioni hetimor parlamentar për deportimin e turqve, raporton Ekonomia Online.
Pas përfundimit të intervistës, polici i dytë i intervistuar tha se nuk mund të deklaroj asgjë. Intervistimi për ndriçimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq ka filluar në ora 9 dhe pritet të vazhdoj gjatë gjithë ditës.
Fillon intervistimi i policëve për deportimin e shtetasve turq
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq do të intervistoj tetë policë që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të tyre.
I pari që është intervistuar ka qenë Fazli Fazliu, Shef i Departamentit për të huaj në Aeroport, raporton Ekonomia Online.
Fazliu prapa kamerave deklaroi që në komision është ftuar gabimisht, mirëpo nuk bëri të ditur arsyen se për çka është pyetur.
Me pesë vota për një kundër dhe një abstenim, anëtarët e komisionit u dakorduan që kjo mbledhje të jetë e mbyllur për media.
Të premten komisioni kishte mbajtur mbledhjen, ku ishte raportuar se një numër i madh i institucioneve përgjegjëse nuk kishin shkuar për intervistim. Mas shumë diskutimesh u vendos që mbledhja të shtyhet për sot.
Për skandalin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq është shkarkuar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Kuvendi i Kosovës me 28 qershor vendosi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.
Në përbërjen e këtij komisioni janë 11 anëtarë nga të gjitha grupet parlamentare. Kryesues i këtij komisioni është deputeti Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, ndërsa Driton Selmanaj nga LDK-ja është zëvendëskryesues.
Anëtarë janë Sami Kurteshi nga Vetëvendosje, Anton Quni nga LDK-ja, Hajdar Beqa dhe Ganimete Musliu nga PDK-ja, Dardan Molliqaj nga PSD-ja, Muharrem Nitaj nga AAK-ja dhe Haxhi Shala nga Nisma.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/deshton-mbledhja-e-komisionit-per-hetimin-e-deportimit-te-gylenisteve/