Pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë Malishevën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se situata për momentin është nën kontroll.
Sipas tij, banorët nga zonat më të rrezikuara janë evakuuar, ndërsa institucionet janë të angazhuara në të gjitha zonat e prekura për menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.
Ministri ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim me institucionet përgjegjëse në rast nevoje.
Ai gjithashtu ka rikujtuar numrat emergjentë që janë të qasshëm në çdo kohë:
112 – Qendra e thirrjeve emergjente
192 – Policia e Kosovës
193 – Zjarrfikësit
194 – Ndihma e shpejtë