Sveçla viziton veriun: Policia s’po kursen asgjë për sovranitet

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Jasenovikun, pendën e Liqenit të Ujmanit, Zubqin, Junaken e Urën e Bistricës.

Ai atje u prit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku tha se ata s’po kursejnë asgjë për sovranitet, kushtetutshmëri e ligjshmëri.

“Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, tha Sveçla.

Të ngjashme